Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:20

​Pele: Mos e krahasoni Messin me mua dhe Maradonën, ai ka vetëm një aftësi

Prishtinë | 06/12/2018 14:29

Legjenda e futbollit brazilian nuk e cilëson Lionel Messin si një prej më të mirëve të historisë.

Pele ka folur për krahasimin me Messin. Ai ka përfshirë në këtë debat edhe rivalin e tij më të madh, Diego Maradonën.

Sipas brazilianit Messi ka vetëm një aftësi, duke cilësuar se ai është i varur nga këmba e tij e majtë.

“Si mund të bëni një krahasim mes një djaloshi, i cili përdor topin mirë, godet me të djathtën dhe me të majtën, dhe tjetri, që godet vetëm me një këmbë, ka vetëm një aftësi dhe nuk e udhëheq topin mirë?”, tha ai.

“Për t’u krahasuar me Pelen duhet të jetë dikush që gjuan mirë me të dyja këmbët, por shënon edhe me kokë”.

Pele vendosi veten mbi yllin argjentinas, por nuk ka lënë pa përmendur as Maradonën.

“Unë mendoj se Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve. Nëse më pyet mua a ishte ai më i mirë se Messi atëherë unë do të them ‘Po’”. “Edhe Beckenbauer dhe Cruyff ishin po ashtu të shkëlqyer”, theksoi Pele. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress