Javier Pastore iu gëzua edhe një titulli kampion në Francë, pasi mbrëmë Paris
Saint-Germain, me fitoren 7:1 ndaj Monacos edhe zyrtarisht u shpall kampion në
Ligue 1.
Mirëpo, mesfushori argjentinas që tash e sa kohë pëlqehet nga Interi, ka lënë të
hapur mundësinë të largohet nga PSG në fund të stinorit, për të shkuar në një ekip
ku do të mund të luante më tepër.
“Ky titull është më i bukur pasi sezonin e kaluar kishim dështuar ta fitonim”, ka
thënë Pastore për Premium Sport.
“Ndonëse fituam me rezultat të thellë, Monaco mbetet një ekip i madh”.
“E ardhmja ime? Ende nuk kam vendosur. Dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të
mirë, duke fituar edhe një kupë. Pas kësaj të shohim...”, ka përfunduar ai.
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018