Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:29

​Pas Milanit edhe ky ekip anglez vihet pas Xhakës

Prishtinë | 08/11/2019 12:30

Arsenali e bëri të qartë se Granit Xhaka do të largohet në janar dhe që tashti klubet kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

“The Times” raporton se Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakës.

Xhakës iu hoq edhe shiriti i kapitenit këtë javë pas fjalëve që përdori ndaj tifozëve të Arsenalit, që siç duket i shau.

Me Euron 2020 në horizont, transferimi në Newcastlet shihet si mundësi për Xhakën që të luajë në formacionin bazë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress