Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:04

​“Ozil nuk po stërvitet mjaftueshëm”

Prishtinë | 22/10/2019 13:50

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Charlie Nicholas, ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, nuk është stërvitur mjaftueshëm, andaj nuk po luan në formacionin e parë.

Ozil nuk është duke luajtur në fanellën e “Topçinjve”, për shkak se nuk është në formën e duhur, transmeton KosovaPress.

I të njëjtit mendim është edhe Nicholas, i cili beson që arsyeja kryesore është se gjermani nuk po trajnohet mjaftueshëm.

“Emery e di që nuk po trajnohet shumë, kjo është arsyeja pse nuk është në formacionin e parë. Është akoma aty dhe mund të luaj në të ardhmen”, deklaroi ai.

Arsenali dje u mposhtë nga Sheffield United (0-1), në kuadër së javës së nëntë në kampionatin anglez.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress