Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:44

​“Oxlade-Chamberlain, mund të bëjë diferencën”

Prishtinë | 19/08/2019 17:05

Mesfushori i Liverpoolit, Gini Wijnaldum, beson që Alex Oxlade-Chamberlain ka shumë për të ofruar këtë sezon.

Anglezi e humbi pjesën më të madhe të sezonit, pasi pati një lëndim në gju.

Tash është rikthyer dhe luajti 89 minuta në fitoren ndaj Southampton, transmeton KosovaPress.

Wijnaldum është i gëzuar për rikthimin e anglezit dhe beson që do t’i ndihmoj ekipit këtë sezon.

“Është mirë që është rikthyer. Është një lojtar me kualitet dhe këtë e ka dëshmuar para se të lëndohet. Është e rëndësishme të kemi lojtarë me kualitet. Para dy sezoneve e ka vërtetuar se është i shpejtë, mund të asistojë dhe të shënojë”, deklaroi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress