Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.10.2018 12:10

​Nuk ka vend më tek Interi, Candrevan e kërkon Torino

Prishtinë | 11/10/2018 13:17

Futbollisti italian pritet të largohet nga zikaltërit në afatin kalimtar të janarit.

Antonio Candreva mund të rikthehet sërish në qytetin e Torinos, ku në vitin 2010 ka veshur fanellën e Juventusit, por këtë herë janë “granatat” ata që kanë shfaqur interes për 31-vjeçarin e Interit.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, do të nisë bisedimet me zikaltërit për huazimin e futbollistit.

Të dy klubet kanë marrëdhënie të mira dhe bisedimet mes tyre mund të mbyllen shpejt, por problemi mbetet te futbollisti, i cili më parë duhet bindur për të pranuar transferimin te skuadra e drejtuar nga Walter Mazzarri, i cili e kërkon me ngulm Candrevan. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress