Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 02:01

​Nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Moldavi

Tiranë | 20/05/2019 17:26

Shqipëria sfidon më 11 qershor Moldavinë në stadiumin “Elbasan Arena” në kuadër të evropianit të vitit 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të kësaj sfide ka nxjerrë në shitje nga dita e sotme biletat.

Sipas tabelës së publikuar nga FSHF, tribuna G2 dhe C2 kushtojnë 500 lekë. Tribuna G1, G3, C1 dhe C3, kushtojnë 1 000 lekë.

Tribuna F, D kushtojnë 1.500 lekë. Tribuna karshi E, 2.000 dhe Tribunat B1 dhe B5, 4.000

Tribunat më të kushtueshme janë, A1, A4, B2, B4 5 000. Tribuna B3, A2, A3, 6.000 dhe tribunat Vip 2: 10.000 lekë dhe tribuna VIP” 12.000

‘Kuqezinjtë’ në fillim të qershorit do të zhvillojnë dy sfida. Fillimisht ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe ndeshja e 11 qershorit në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë.

Shqipëria në dy ndeshjet e para ka një humbje, atë ndaj Turqisë në Shkodër dhe një fitore ndaj Andorrës në transfertë./Atsh/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress