Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:14

​Neymar e do Coutinhon t’i bashkohet te PSG

Prishtinë | 15/05/2019 16:17

Ylli brazilian i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta blejnë Philippe Coutinhon.

Neymar po mundohet të bindë Paris Saint-Germainin ta transferojë bashkëkombësin e tij Philippe Coutinho.

Gazeta Sport, raporton që Neymar ka biseduar me pronarin Nasser Al Khelaifi të cilit i ka kërkuar t’ia sjellë në skuadër brazilianin tjetër.

Neymar dhe Coutinho janë miq të mirë në kombëtaren e Brazilit, prandaj ai dëshiron që ta ketë edhe në skuadër yllin e Barcelonës.

Coutinho nuk ka më vend në skuadrën e Ernesto Valverdes dhe duket se largimi tij është i pashmangshëm nga Barcelona./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress