Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:16

​Neuer kërkon të luajë kundër Liverpulit

Munih | 11/02/2019 14:08

Portieri i Bayern Munich është në garë me kohën për t’u rikuperuar për sfidën e javës tjetër ndaj gjigantit anglez.

Një lëndim në dorë bëri që Manuel Neuer të mos ishte i pranishëm në tri ndeshjet e fundit të Bayernit.

Megjithatë, tifozët e bavarezëve s’duhet të shqetësohet pasi portieri gjerman është i bindur se do të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për përballjen ndaj Liverpoolit në Anfied në javën që vjen.

Në një intervistë për ESPN, portieri i kampionëve të Gjermanisë ka folur për ndeshjet kundër Liverpoolit dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Tani ndihem mirë. Mendoj se stafi mjekësor do më lejojë të luaj”, tha Neuer. “Gjithçka po shkon mirë në stërvitje dhe të gjithë jemi optimistë. Jam i sigurt se do të jem un midis dy shtyllave”.

“Për ne Liga e Kampionëve është një trofe shumë i rëndësishëm. Mezi po e presim të luajmë në Anfield”.

“Kemi dëgjuar shumë atmosferën që krijohet në atë stadium. Çdokush që ka parë futboll e di se atje është një atmosferë shumë e veçantë. Mendoj se do të jenë dy ndeshje të mëdha”, përfundoi ai.

Hera e fundit që Bayern e ka fituar Ligën e Kampionëve, ishte viti 2013 ku kishte mposhtur Borussia Dortmundin 2-1 në Wembley.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress