Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:33

​Nëse largohet Courtois, Chelsea synon ta blejë Donnarumman

| 13/03/2018 19:28

Gianluigi Donnarumma është vënë në shënjestrën e Chelseat.

Lajmi publikohet në mediet italiane dhe britanike, sipas të cilave klubi londinez po monitoron situatën e portierit 19-vjeçar për të tentuar blerjen e tij, nëse Thibaut Courtois largohet nga Stamford Bridge.

Portieri i përfaqësueses belge nuk ka rinovuar ende kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë dhe zërat se ai do të transferohet te Real Madridi sa vijnë e shtohen.

Gjithnjë sipas asaj që publikohet në media, agjenti i Donnarummës, Mino Raiola nuk ka prej kohësh raporte të mira me drejtuesit e Milanit, e herë pas here ka dalë me deklarata kontroverse, nëpërmjet të cilave e këshillon klientin e tij që të largohet nga kuqezinjtë.

Por Chelsea nuk është i vetmi që ka hedhur sytë nga Gianluigi Donnarumma. Edhe Paris Saint-Germain ka shfaqur interes për blerjen e kartonit të futbollistit italian.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress