Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 11:27

​Në Gjilan mbahet turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”

Gjilan | 08/12/2019 16:27

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim me klubin e boksit “Drita”, sot është mbajtur turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”.

Në këtë turne morën pjesë boksierët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnjë dhe Hercegovina.

Në fund, për më të mirët e këtij turneu, u.d. drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limani, ka ndarë kupa e mirënjohje.

Ish-boksieri i Dritës, Agim Rashiti, ishte vrarë para 30 vjetëve nga forcat serbe, me 28 mars të vitit 1989, në oborrin e Spitalit Regjional të Gjilanit.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress