Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:14

​Ndeshja Trepça-Cërvena Zvezda nuk do të mbahet në Kosovë

Prishtinë | 09/10/2019 11:17

Ndeshja e paralajmëruar për sot në mes ekipit futbollistik nga Serbia “Cërvena Zvezda” dhe atij “Trepça” nga Mitrovica Veriore nuk do të mbahet.

Këtë për mediat në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës e ka konfirmuar drejtori i klubit “Trepça” Bojan Jakshiq.

Sipas tij ndeshja është anuluar.

Dje Federata e Futbollit të Kosovës por edhe më herët u ka bërë thirrje autoriteteve të sigurisë në Kosovë që  mos ta lejojnë këtë ndeshje të mbahet. Sipas mediave në veri në pikë kalimin kufitar në Jarinje ka forca të shumta të Policisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress