Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:26

​Ndeshja e fundit në grupe për Kosovën

Prishtinë | 13/08/2019 14:40

Kosova U16 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grupe në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Podgoricë.

Basketbollistët e Kosovës takimin e fundit do ta zhvillojnë kundër Suedisë, sot nga ora 18:15.

Kosova pas tri humbjeve, shënoi fitoren e parë, duke mundur Norvegjinë, derisa Suedia ka dy fitore dhe dy humbje në Grupin A.

Gjithsesi ky Evropian është një përvojë shumë e mirë për basketbollistët e Kosovës, që pritet shumë nga ata në të ardhmen.

Sot zhvillohen takimet e fundit në grupe dhe më pas nis faza e dytë, ku do të luftohet në çerekfinale, vendet 9-16 dhe 17-24.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress