Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 28.03.2017 11:35

​Ndërron jetë futbollisti 27-vjeçar

| 20/03/2017 13:54

Futbollisti i skuadrës irlandeze Derry City, Ryan McBride është gjetur i vdekur.

Një lajm i hidhur për futbollin, pasi që kapiteni i skuadrës nga Irlanda, Derry City ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.

McBride është gjetur pa shenja jete në banesën e tij të dielën në mëngjes, ndërsa sot lajmi është konfirmuar nga vetë klubi që bënë gara në Premier Ligën e Irlandës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Irlandës, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe klubit të lojtarit.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 27-vjeçarit. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress