Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:22

​Navas i lënduar, mund të mungojë ndaj Tottenham

Prishtinë | 12/10/2017 19:14

Keylor Navas i është shtuar listës së lëndimeve te Real Madridi, pas një dëmtimi me përfaqësuesen e Kosta Rikës.

Të mërkurën ‘Los Blancos’ e konfirmuan se portieri i është nënshtruar testeve mjekësore, dhe tani bëhet e ditur se ai ka dëmtuar muskujt e këmbë së djathtë, raporton KosovaPress.

Ky lëndim do ta mbajë 30 vjeçarin jashtë ndeshjes së vikendit ngaj Getafe-s, ndërsa është në dyshim edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur-it, ndërsa në vend të tij pritet të luajë Kiko Casilla.

Përveq Navas, të lënduar te Real Madridi janë edhe Gareth Bale, Dani Carvajal dhe Mateo Kovaçiç./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress