Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:38

​​Nata e shqiptarëve në kampionatin zviceran

Prishtinë | 15/05/2019 22:16

Baseli e ka mposhtur Luzernin me rezultat 3-2, në ndeshjen e zhvilluar në kampionatin zviceran.

Në këtë ndeshje shkëlqyen përfaqësuesit e Kosovës, Shkelqim Demhasaj dhe Edon Zhegrova tek Luzerni, kurse tek Baseli ka shkëlqyer përfaqësuesi i Shqipërisë, Albian Ajeti.

Dy golat e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Demhasajt, nuk i mjaftuan Luzernit, pasi Baseli shënoi tri herë falë Zdravko Kuzmanovic, Balanta dhe Albian Ajeti, të mërkurën në Jakob-Park në Basel.

Kurse Zuerich e ka mposhtur Thunin, me rezultat 3-0. Edhe këtu ka shkëlqyer përfaqësuesi i Kosovës, Banjamin Kololli, i cili ka shënuar golin e parë të ndeshjes.

Gol të shënuar nga shqiptarët ka pasur edhe në një takimin tjetër. Të vetmin gol të ndeshjes Sion – Xamax (1-0), e ka shënuar mesfushori shqiptar Bastien Toma, duke ia siguruar klubit te tij fitoren./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress