Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:21

​Mustafi mungon deri në gjashtë javë

Berlin | 12/10/2017 18:46

Është konfirmuar lëndimi i rëndë për futbollistin shqiptar.

Shkodran Mustafi është lënduar në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit pas një tërheqje muskulore, të cilën Gjermania e fitoi 5:1.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se lëndimi i Mustafit është mjaft i rëndë dhe do të mungojë për afro gjashtë javë, transmeton KosovaPress.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger që do të duhet të bëjë pa mbrojtësin për një periudhë të gjatë.

“Ne e kemi humbur Mustafin për rreth gjashtë javë. Nuk besoj se ai do të luajë deri pas pushimit të Kombëtareve”, ka thënë Wenger.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress