Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:34

​Muriqi flet rreth të ardhmes së tij

Prishtinë | 22/09/2019 12:01

Vedat Muriqi është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij me fanellën e klubit turk, Fenerbahce.

Që nga transferimi i tij në gjigatin turkt nga Rizespor, është shndërruar një ndër futbollistët kryesor të skuadrës.

Muriqi shënoi gol në ndeshjen e fundit të cilën e fitoi Feneri me rezultat 2:1, pas ndeshjes ai deklaroi se nuk janë me rëndësi golat e tij, se sa janë pikët e plota për skuadrën.

“Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit Galatasaray”, tha Muriqi që tregoi se dëshiron të realizoj gol edhe në derbin ndaj Galatasarayt.

Tutje, ai vazhdoi duke thënë se dëshiron t’i shënojë gol edhe Galatasarayt, skuadër e cila ishte në garë për nënshkrimin e tij.“Do të doja të realizoja gol edhe në ndeshjen më të madhe në Turqi. Por, thashë më parë se puna në ekip është më e rëndësishme”, vazhdoi tutje ai.

Prizrenasi u pyet edhe rreth interesimit të skuadrave të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli apo Fiorentina.

“Sa i përket interesimeve të klubeve është normale pas paraqitjeve të mira. Por, aktualisht jam i fokusuar te klubi im. Dua të bëjë histori me Fenerbahçen. Të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress