Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 26.04.2019 04:43

​Muriel tregon arsyen pse nuk u transferua te Milani

Prishtinë | 11/01/2019 23:27

Sulmuesi i ri i Fiorentinës, ka folur sot për mediat italiane.

Luis Muriel kthehet përsëri në Serie A, këtë herë ai do të jetë pjesë e skuadrës së Fiorentinës.

Gjatë prezantimit sot, kolumbiani ka treguar që ka pasur ofertë edhe nga Milani, por ai i kishte dhënë më herë fjalën drejtuesve të Violas, prandaj nuk ka dashur të shkelte marrëveshjen paraprake.

“Edhe Milani më ka kërkuar, por unë më herët kisha rënë dakord për t’u transferuar te Fiorentina dhe nuk doja që të bëja një hap prapa”, deklaroi Muriel.

“Mendoj se Fiorentina është skuadra e duhur për mua. Kam punuar shumë që të vija këtu dhe jam i lumtur që ia dola”.

Muriel ka qenë pjesë e Sevillas për një vit e gjysmë, kurse në të kaluarën në Serie A, ai ka luajtur edhe me Udinesen e Sampdorian.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress