Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 12:21

​Mulaomerovic dhe Tmusic të lumtur me fitoren ndaj Luksemburgut

Prishtinë | 14/08/2019 23:11

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mposhtur Luksemburgun në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.

Pas humbjes si mysafirë në Luksemburg, dardanët sonte treguan një ndeshje tejet të mirë duke arritur të triumfojnë në fund me rezultat 109:88.

Kosova me këtë fitore ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje për Eurobasketin 2021.

Pas ndeshjes trajneri i Kosovës, Damir Mulaomerovic u shpreh tejet i lumtur me mënyrën se si lojtarët e tij sonte janë futur në ndeshje.

Ai ndër tjerash tha se nëse do të luanin në të njëjtën mënyrë edhe në dy ndeshjet e kaluara, gjithçka do të ishte ndryshe.

I lumtur me fitoren ishte edhe basketbollisti Mikaile Tmusic, i cili pati një paraqitje fantastike duke shënuar gjithsej 22 pikë.

Ai u shpreh se kjo fitore i motivon edhe më shumë që së bashku me bashkëlojtarët të kërkojnë fitore edhe në ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë kundër Britanisë së Madhe në udhëtim të shtunën mbrëma, ku dardanët duhet të shënojnë fitore për të shpresuar se do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress