Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 10:18

​Moyes largohet nga West Ham

Londër | 16/05/2018 17:54

Trajneri skocez i ka dhënë fund aventurës me klubin nga Londra.

David Moyes edhe zyrtarisht ka njoftuar se nuk është më trajner i West Ham United.

Ish-trajneri i Manchester United, kishte marrë drejtimin e skuadrës në mesin e sezonit dhe arriti ta shpëtonte nga rënia në një ligë më poshtë.

Të dyja palët kanë rënë dakord që bashkëpunimi të ndërpritet menjëherë pas përfundimit të sezonit, derisa West Ham ka falënderuar atë për punën që ka bërë në këto muaj.

“Duam ta falënderojmë sinqerisht David Moyes dhe stafin e tij, për arritjen e objektivit duke e mbajtur West Hamin në Premier Ligë këtë vit”, ka thënë David Sullivan pronar i klubit nga Londra.

“I dëshirojmë Moyesit suksese në karrierën e tij”, ka theksuar ai.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress