Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 06:00

​Mourinho: United ia doli mirë

Prishtinë | 21/10/2019 15:22

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson që “Djajtë e Kuq”, luajtën mirë kundër Liverpoolit.

Dje United arriti të fitojë një pikë kundër kampionit të Evropës, Liverpool, i cili nuk di për humbje në kampionatin anglez gjatë këtij sezoni.

Mourinho beson që United arriti ta kalojë presionin e madh që kishin, transmeton KosovaPress.

“United ia doli shumë mirë. Do të mundohem të gjej një punë si Soskjaer, i cili po flet për të ardhmen dhe është duke mbrojtur të tashmen. Mendoj se është në situatë e mirë. Ka tri vite kontratë dhe po mendon vetëm për të ardhmen dhe lojtarët e rinj. Rezultatet janë të rëndësishme, por mendoj se do t’ia dalin shumë mirë”, deklaroi tekniku portugez.

Mourinho për momentin nuk është në stolin e ndonjë skuadre, por është i lidhur me klubin e Tottenhamit, ose ish-klubit Real Madrid.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress