Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.03.2019 07:48

​​Mourinho: Reali bëri mirë për rikthimin e Zidane

Prishtinë | 14/03/2019 23:33

Trajneri portugez ka qenë një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës madrilene.

Emri i tij u përfol shumë si kandidatura më e mundshme për të marrë drejtimin e Real Madridit edhe pse në fund presidenti Florentino Perez vendosi të rikthente personin që i fali suksese madhore të njëpasnjëshme, Zinedine Zidane.

Gjithsesi në lidhje me vendimin e Perez, Mourinho e ka komentuar rikthimin e francezit si zgjedhja e duhur, teksa nuk shfaq keqardhje që nuk ishte ai i përzgjedhuri.

“Mendoj se Zidane është zgjedhja e duhur”, deklaroi Mourinho. “Zidane ka arritur të bëjë gjëra të mëdha me Realin gjatë kohës kur i drejtonte. Personalisht mendoj se Zidane është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës”. “Kjo është një mundësi e mirë edhe për vetë atë për të treguar sesa i aftë është, sidomos në këto momente të vështira për Realin. Uroj që çdo gjë të shkojë mirë për të dhe klubin”, tha Mourinho.

Në dhjetori portugezi u shkarkua nga detyra, pasi një serie rezultatesh negative në krye të stolit të Manchester United.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress