Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.10.2017 10:22

​Mourinho: Rashford është special

Londër | 21/04/2017 12:46

Trajneri portugez ka lavdëruar talentin Marcus Rashford.

Pas fitores së mundimshme ndaj Anderlechtit, ku u desh një gol i zëvendësuesit Marcus Rashford në vazhdimet prej 30 minutave, Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Pas ndeshjes Mourinho ka vlerësuar potencialin e 19-vjeçarit, të cilin e ka quajtur një futbollist special, transmeton KosovaPress.

“Është e vështirë për një djalosh që të luajë në çdo ndeshje në këto nivele të larta”, ka thënë Mou pas ndeshjes.

“Por Marcus është një futbollist me mentalitet special dhe me të hyrë në lojë e vërtetoi këtë duke realizuar golin vendimtar”.

“Ndonëse ai kishte muaj të tërë pa realizuar gol, është dëshira që tregon kur hyn në fushë, që më bind mua për ta inkuadruar në lojë sa më shpesh”, ka theksuar portugezi.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress