Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 10:17

​Mourinho dëshiron mesfushorin Madrilen si zëvëndësim për Pogba

Manchester | 19/04/2018 18:26

​ Lajmet vazhdojnë të vijnë nga Premier League në lidhje për revolucionin e përgatitur nga Jose Mourinho në ekipin e Manchester United.


Sipas raporteve nga Independent, Toni Kroos është prioriteti kryesor i teknikut Portugez që të forcojë mesfushën e tij dhe të zëvëndësoj Paul Pogba, lojtar me të cilin nuk i ka raportet e mira dhe pritet t’i tregojë derën e largimit në merkaton e verës.

Gjithashtu në Angli flitet edhe për opsionet e tjera të Mourinhos nëse i dështon transferimi i Kroos, dhe synimi tjetër do të jetë Busquets. Ndërsa në mbrojtje, tekniku Portugezi si synim kryesor e ka transferimin e Varane ose Umtitit./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress