Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.05.2017 06:07

​Mourinho kërkon përkrahje të zjarrtë nga tifozët në derbin ndaj Liverpoolit

| 11/01/2017 13:06

Manchester United po kalon në një formë fantastike.

Të dielën në Old Trafford zhvillohet derbi i Anglisë, me dy rivalët e përjetshëm, Manchester United dhe Liverpool që do të ndeshen mes vete.

‘Djajtë e Kuq’ që kanë një seri prej nëntë fitoresh rresht në të gjitha garat qëndrojnë prapa rivalëve të tyre, por në një ndeshje si kjo edhe trajneri Jose Mourinho kërkon më shumë nga të gjithë.

Pas fitores ndaj Hull City me rezultat 2:0, në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, Mourinho u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë më të zhurmshëm të dielën.

“Nuk jam i kënaqur me ndeshjen ndaj Hull, pasi që ata ishin mirë të organizuar në mbrojtje dhe ne vuajtëm deri sa shënuam”.

“Kjo ndeshje i takon së kaluarës dhe tash na duhet të mendojmë për të dielën, ku fillimisht unë duhet të bëjë më mirë, më pas lojtarët dhe i gjithë stadiumi duhet të bëjë më mirë në atë ndeshje”, ka deklaruar Mourinho.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress