Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:05

​Mourinho e pranon se mund ta drejtojë këtë klub

Prishtinë | 15/05/2019 15:40

Jose Mourinho që prej fundit të muajt nëntor është i papunë, pasi u shkarkua nga stoli i Manchester United.

Portugezi përflitet si trajneri i ardhshëm i shumë klubeve në Europë, por deri tani asgjë nuk është zyrtare.

Presidenti Meta uron legjendën dinamovite: Demollari, gjeni i futbollit tonë

Në një intervistë për francezen “L’Equipe”, Mourinho ka folur për mundësinë që të trajnojë PSG-n në të ardhmen.

”Unë mund të them që është e mundur të trajnoj këtë ekip. PSG-ja është një klub i klasit botëror, me lojtarë të klasit botëror. Por ende nuk ka fituar në nivel evropian dhe kjo është një detyrë shumë e rëndësishme. Është e njëjta gjë që ndodh me trajnerët. Mund të kenë cilësi të mëdha, por nëse nuk fitojnë në fund të karrierës në nivel europian, ju mungon diçka. PSG është në këtë fazë, ashtu si Juventusi dhe Bayerni, që dominojnë në ligat e tyre, por jo në Europë”, deklaroi Jose Mourinho.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress