Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:18

​Mourinho: Cristiano është fenomen, mendon vetëm për fitore

Prishtinë | 12/09/2019 11:12

​Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson që sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është një fenomen dhe mendon vetëm që të fitojë.

Ronaldo shënoi katër gola në fitoren e Portugalisë ndaj Lituanisë me rezultat 5-1, transmeton KosovaPress.

Në atë ndeshje portugezi theu rekordin e Robbie Keane duke u bërë lojtari me më së shumti gola në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Tekniku portugez beson që pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të jetë në formë të mirë edhe për shume gjatë.

“Çfarë bën Cristiano nuk më mahnit. Në moshën 34-vjeçare është në top formë, luan në një ekip të fortë dhe ka ambicie të mëdha. Nuk me befason sepse është fenomen, mendon vetëm për fitore dhe të bëhet ende më i mirë. Kur të jetë 50-vjeç do të jetë në shtëpi dhe FIFA do ta thërrasë për të luajtur në ndeshjen e legjendave do të luajë dhe do të shënojë, jam i sigurt për këtë gjë”, deklaroi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress