Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 10:50

​Motër e vëlla nga Gjilani të apasionuar pas karatesë

Prishtinë | 08/11/2019 14:13

Edisa Beka është një e re e cila ndonëse ka zgjedhur të studiojë për drejtësi, por pasioni i saj është karateja.

Me karate ka filluar të merret që nga viti 2014 ndërsa ushtron në klubin e Karatesë Drita nga Gjilani. 

Gjatë kësaj periudhe 90 përqind të garave i ka fituar në kategorinë kadete e re, kadetë  14-15 vjeç, juniorë 16-17 vjeçare dhe tani është në U21.

Deri më tani Beka ka fituar rreth 100 medalje ndërsa është zgjedhur ndër dhjetë karateistët më të mirë në vitin 2018.

Vendet ku ka marr pjesë në gara janë Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Spanja Bullgaria, etj.

Gjatë kampionatit evropian të karatesë që u mbajt vitin e kaluar në Rusi, Edisa Beka ka dal e pesta në Evropë ndërsa në garën Karate1 Youth League Sofia 2018 ka dal e shtata ku kanë marr pjesë të gjitha shtetet e botës.

Jo vetëm Edisa merret me këtë sport luftarak. Pasion të njëjtë për karatenë e ka edhe i vëllai Endriti i cili ka marr pjesë në shumë gara ndërkombëtare. Muajin e kaluar Endrit Beka ka marr pjesë në Santiago të Kilit ku ka garuar në kategorinë junior 55 kilogramë duke shkuar deri në çerekfinale.


Edisa dhe Endrit Beka janë anëtarë të Klubit të Kataresë "Drita" me trajnerë Blerim Hajdari dhe Elhami Shabani. /KosovaPress/






Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress