Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:46

​Momenti kur policia e Kosovës kthen mbrapa Cervena Zvezdan (VIDEO)

Prishtinë | 09/10/2019 13:26

Policia e Kosovës nuk ka lejuar futjen e klubit serb, Crvena Zvezda, në territorin e Kosovës.

Cervena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, mirëpo një gjë e tillë nuk i është lejuar nga policia e Kosovëës

Këtë e ka konfirmuar edhe vet menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic, i cili ka thënë se e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë.

“E kemi të ndalur të hyjmë në Kosovë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Terzic, sipas gazetës serbe Telegraf.

Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu i cili dje për KosovaPress tha se organet përgjegjëse nuk do ta lejojnë zhvillimin e kësaj ndeshje.

“E kemi lajmëruar policinë, UEFA, FIFA-n, kjo ndeshje është një ndeshje ilegale dhe nuk do të lejohet të luhet. Tanimë organet shtetërore duhet ta bëjnë punën e tyre të mos lejojnë hyrjen e ekipit serb në Kosovë. Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Federatës Serbe e tash në këtë kohë ata po tentojnë me hy në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale, kjo është absurde. Shpresojmë që organet kompetente të mos lejojnë që një ndeshje e tillë të zhvillohet në territorin e Kosovës”, ka thënë Salihu për KosovaPress.

Ndërkohë që pak minuta më parë, skuadra e Cervena Zvezdës ka publikuar momentin ku shihet autobusi i skuadrës duke u kthyer mbrapsht nga autoritetet e Kosovës./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress