Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.08.2018 08:33

​MKRS me plan për parandalimin e dhunës në sport

Prishtinë | 10/08/2018 14:19

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka mbajtur takimin e radhës në të cilin kanë diskutuar për hapat konkret që duhet ndërmarrë për funksionalizimin e strukturës zbatuese që do të ndikojë në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet dhe aktivitetet sportive që organizohen në Republikën e Kosovës.

“Po ashtu kjo trupë ka biseduar edhe për komunikimin që janë duke e realizuar me federata e sportit në kuadër të informimit të tyre për detyrimet dhe obligimet e Këshillit. Anëtarët e Këshillit në takimin e radhës do të ftojnë federatat e sportit të cilat nuk kanë qenë të pranishme në takimet e mëhershme të organizuara nga Këshilli për fazën njoftuese për detyrat që ka kjo trupë kombëtare”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Po ashtu Këshilli tha se do të vizitohen shtetet që kanë përvojë në parandalimin e dhunës dhe dukurive në sport dhe përvojat më të mira do të sillen në vendin tonë me qëllim të realizimit sa më efektiv në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress