Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:36

​Milani nuk e do më, Bakayoko kërkohet nga Fulham

Prishtinë | 08/11/2018 23:50

Mesfushori francez pritet të kthehet përsëri në Premier Ligë.

Tiemoue Bakayoko gjatë verës u dha në huazim nga Chelsea tek Milani.

Por as në San Siro, francezi nuk po arrin të lërë gjurmë dhe klubi italian ka vendosur që gjatë janarit ta largojë atë.

Calciomercato raporton që për Bakayokon ka shprehur interesim ekipi i Fulham dhe kërkon ta bindë atë për t’u transferuar në Craven Cottage gjatë afatit kalimtar dimëror.

Bakayoko ishte transferuar nga Monaco te Chelsea para një viti e gjysmë për 45 milionë euro./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress