Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 24.01.2020 04:50

​Milani në kërkim të një qendërmbrojtësi, synohet belgu i Tottenhamit

Prishtinë | 07/12/2019 13:03

Dëmtimi i rëndë që ka pësuar Duarte po shtyn Milanin të gjejë një zëvendësues për të gjatës merkatos së janarit.

Kuqezinjtë janë vënë në kërkim të një mbrojtësi qendre, pasi Caldara, pavarësisht rikuperimit, nuk është ende gati për të zbritur në fushë, kështu që duhet një alternativë për t’ia bashkuar Musacchios e Romagnolit.

Rruga që të çonte te Demiral duket se është bllokuar sërish, pasi turku, edhe pse nuk preferohet nga Sarri, kushton shumë, dhe Juventusi nuk pranon ulje, pasi në garë për të janë edhe Manchester United e Arsenali.

Duke parë situatën e krijuar, drejtuesit kuqezi po shikojnë variante të tjera. Objektivi i klubit nga Milanello është Toby Alderweireld, qendërmbrojtësi i Tottenhamit, kontrata e të cilit me “Spurs”-at është pranë skadencës, por për të arritur te belgu, ekipi i Piolit duhet të mposhtë konkurrencën e Interit dhe Juventusit.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress