Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:14

​Milan nuk lejon befasi, fiton kundër Cagliari

Milano | 10/02/2019 22:20

Futbollistët e Milan shënuan sonte fitore para shikuesve të vet kundër Cagliari me rezultat 3:0, në kuadër të javës 23 të Serie A.

Golat për ekipin fitues i shënuan Ceppitelli autogol në minutën 13, Paqueta ‘221 dhe Piatek ’62.

Pas kësaj fitore, e dhjeta në këtë sezon, Milan ngritet në pozitën e katërt, e cila çon në Ligën e Kampionëve, me gjithsej 39 pikë, një më shumë se Atalanta në pozitën e pestë, transmeton KosovaPress.

Ndërsa Cagliari mbetet në pozitën e 15-të në tabelë me 21 pikë dhe deri në fund të kampionatit e pret luftë e vështirë për mbijetesë në ligën më të mirë italiane.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress