Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:42

​Milan nis mbrapshtë sezonin

Udine | 25/08/2019 21:47

Foto nga arkiva

Futbollistët e Milan kanë pësuar humbje në fillim të edicionit të garave në Serie A.

Udineze ishte më e mirë para shikuesve të vet duke shënuar fitore me rezultat 1:0.

Milan për 90 minuta pati gjithsej gjashtë goditje drejt portës kundërshtare dhe asnjëri prej tyre nuk preku rrjetën, transmeton KosovaPress.

Golin e vetëm në takim e shënoi braziliani Rodrigo Besao në minutën 72.

Udineze javën e ardhshme pret Parmën, e cila pësoi dje humbje nga kampioni aktual Juventus, derisa Milan pret Brescia.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress