Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.10.2018 12:08

​Michael Schumacher mbush sot 49 vjeç, mendimet tona janë gjithnjë me të

| 03/01/2018 15:12

Legjenda e automobilizmit Michael Schumacher sot mbush 49 vjeç dhe e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm dërgojnë mesazhe për gjermanin.

Ishte pikërisht skuadra Ferrari që e nisi me një postim në faqen e saj në Twitter, kur shkruante: “Mendimet tona janë gjithnjë me të” dhe hashtagu i njohur në të gjithë botën #keepfighting #ForzaMichael”, ndërsa është ndjekur edhe nga faqja zyrtare e F1, si edhe nga shumë figura të njohura të sportit.

Mesazhi i skuarës italiane që vjen në ditën e 49-vjetorit të lindjes është një mesazh për të mos harruar që figura të tilla mbeten të paharrueshme në botën e sportit. 7 herë kampioni i botës, më 91 fitore, 155 podiume dhe 68 pole position të regjistruar në karrierën e tij vazhdon të luftë të heshtur me jetën, teksa qëndron në koma që nga 29 dhjetori i vitit 2013.

Michael Schumacher u aksidentua teksa ishte duke bërë ski në Meribel dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë shenjë rreth gjendjes së tij shëndetësore. Familjarët e tij kanë preferuar të ruajnë të fshehtë gjithçka, ndërsa ai qëndron në një laborator mjekësor të ndërtuar në shtëpinë e tij në Zvicër. 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress