Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:44

​Messi të mos të luajë për Barcelonën

Prishtinë | 19/04/2018 19:57

Nga Argjentina vjen një këshillë e veçantë për Leo Messin. Sipas Oscar Ruggerit, i cili ka fituar një Botëror me bardhekaltërit në vitin 1986, Messi nuk duhet të luajë më me Barcelonën, por të përqendrohet në Botërorin e Rusisë.

“Leo mund të marrë në telefon presidentin e klubit dhe t’i thotë që nuk do të luajë me skuadrën, por do t’i përkushtohet vetëm kombëtares. Ju mendoni se Barcelona nuk e fiton kampionatin po nuk luajti Messi? T’i thotë që kjo është Kupa e tij e Botës dhe të nisë përgatitjet për Botërorin”, deklaroi ish-mbrojtësi.

Më tej, Ruggeri shtoi se në vitin 1986, futbollistët argjentinas nisën përgatitjet 65 ditë përpara turneut.

“U përqendruam në atë Botëror 65 ditë përpara. U mblodhëm të gjithë bashkë për të përgatitur aventurën në Meksikë”, theksoi Ruggeri.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress