Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:14

​Messi: Mendova që Neymar do të transferohet në Real

Prishtinë | 09/10/2019 09:24

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar që ka menduar se ylli i PSG-së, Neymar do të transferohej në Real Madrid.

Braziliani e ka bërë të qartë se dëshiron të largohej nga klubi francez gjatë afatit kalimtar dhe të dy gjigantët spanjoll ishin të lidhur me lojtarin, transmeton KosovaPress.    

Argjentinasi ka thënë se ka menduar që Neymar do t’i bashkohej “Los Blancos”, nëse do të dështonte transferimi në “Camp Nou”.

“Mendova se Neymar do të transferohej në Real, nëse nuk do transferohej këtu. Dëshironte largimin dhe këtë gjë e ka treguar. Mendova që Florentino Perez dhe Reali do të bëjnë ndonjë gjë për ta transferuar”, deklaroi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress