Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:14

​Messi: Guardiola është më i miri

Prishtinë | 10/10/2019 15:26

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë që trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është trajneri më i mirë që ka punuar ndonjëherë.

Argjentinasi është rikthyer nga lëndimi dhe ka filluar të rikthehet në formën e tij më të mirë.

I pyetur për trajnerin më të mirë gjatë karrierës së tij. Ai ka thënë që më i miri është Guardiola, transmeton KosovaPress.

“Guardiola dhe Enrique janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Është vështirë për të zgjedhur pasi kam pasur shumë trajnerë. Koha e Guardioles është ndër momentet më të mira për mua si lojtar”, deklaroi ai.

Barcelona këtë sezon është në vendin e dytë, dy pikë me pak se rivali më i madh, Real Madrid.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress