Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:10

​Mbrojtësi legjendar italian merr drejtimin e Frosinones

Prishtinë | 16/06/2019 11:31

Trajneri i ri i skuadrës italiane, që nuk mundi të mbijetonte në Serinë A do të jetë ish-mbrojtësi legjendar, Alessandro Nesta, i cili u preferua “in-extremis” para kandidatit tjetër, Fabio Grosso.

Nesta, ish-trajner i Perugias, gjeti gjuhën e përbashkët me shoqërinë e presidentit Stirpe e mund të kthehet nga Miami, ku po kalon pushimet, në orët e ardhshme për të firmosur kontratën me skuadrën e re.

Një goditje e madhe kjo për Frosinonen, që kërkon të ringrihet shumë shpejt me një legjendë në stol mes më të mirave të Serisë A.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress