Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.09.2017 07:51

​‘Mbreti’ James i sjell fitoren kampionëve

| 21/04/2017 11:38

Cleveland Cavaliers janë një hap pranë kalimit në fazën tjetër të playoffit.

Me një LeBron James në super-formë, Cleveland Cavaliers triumfojnë ndaj Indiana Pacers 119:114 në ndeshjen e tretë të serisë në playoff, për të çuar në 3:0 rezultatin e përgjithshëm të përballjeve mes këtyre dy skuadrave.

‘Mbreti’ James realizoi triple-double prej 41 pikësh, 12 asistimeve dhe 13 kërcimeve duke qenë i pandalshëm në Bankers Life Fieldhouse të Indianapolisit.

Ajo që e bëri më speciale këtë fitore është fakti që Pacers në fund të pjesës së parë kryesonin me 25 pikë diferencë 74:49. Mirëpo në pjesën e dytë vendasit arritëm të shënon vetëm 40 pikë, me Cavaliers që fituan me një përmbysje të pazakontë falë James, i cili realizoi 28 pikë vetëm në gjysmën e dytë të lojës.

Ndalet San Antonio Spurs, që në Fedex Forum të Memphisit u mund nga skuadra vendase 105:94. Me këtë fitore Grizzlies arritën të zvogëlojnë epërsinë e Spursave në 2:1 pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Shkëlqen Milwaukee Bucks, që triumfon ndaj Toronto Raptors 104:77, për të marrë sërish epërsinë prej 2:1 këtë seri të playoffit. Për skuadrën që drejtohet nga Jason Kidd më të mirët në fushë ishin Midleton dhe Antetokounmpo që së bashku realizuan 41 pikë në total, ndërsa për Raptors DeRozan dhe Lowry treguan formë të dobët me nga 8 përkatësisht13 pikë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress