Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 04:43

​Mashtroi për dëmtimin, klubi i prish kontratën lojtarit të njohur

Prishtinë | 13/08/2019 15:31

Adil Rami në telashe. Olympique Marseille ka prishur kontratën me mbrojtësin 33-vjeçar, 2 vite më herët nga sa ishte shkruar në marrëveshjen mes palëve.

Shkak është bërë pjesëmarrja e Adil Rami në një program televiziv me justifikim se ishte i dëmtuar.

Lajmi është publikuar nga gazeta prestigjioze “L’Equipe”, e cila shkruan gjithashtu se Rami tashmë ka mbetur në mes të 4 rrugëve.

Sjelljet aspak profesionale të 33-vjeçarit me origjinë marokene kanë detyruar drejtuesit e OM të merrnin masën drastike dhe të prishnin kontratën me Rami.

Avokatët e futbollistit do ta çojnë çështjen në gjykatë, megjithatë shanset që lojtari ta fitojë këtë betejë janë minimale.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress