Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.06.2018 01:59

​Martial, alternative e Kane-s për Real Madridin

| 03/01/2018 09:03

Real Madridi është duke e monitoruar sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Sipas mediave spanjolle, Martial është futur si objektiv i gjigantit spanjoll në rast se dështon transferimi i yllit te Tottenhamit, Harry Kane, transmeton KosovaPress.

‘Los Blancos’ prioritet e kanë blerjen e sulmuesit te ‘Spurs’, por në rast se dështon ky operacion, atëherë thuhet se Martial është alternative e anglezit.

Siç raportohet, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është mbështet fuqishëm një marrëveshje për 22 vjeçarin. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress