Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:38

​Marcelo vazhdon kontratën me Realin

| 13/09/2017 17:58

Real Madridi ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin brazilian.

Marcelo do të jetë lojtar i Real Madridit deri në 30 qershor të vitit 2022.

Në këtë mënyrë klubi madrilen blindon kapitenin e dytë të ekipit dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm, ndërkohë që për brazilianin duket se afron përmbushja e dëshirës së tij për ta mbyllur karrierën pikërisht në  Santiago Bernabeu.

Los Blancos njoftojnë, se nënshkrimi zyrtar i kontratës mes palëve do të bëhet ditën e enjte në ambientet e stadiumit Bernabeu përpara shtypit, duke i paraprirë edhe disa rinovime të tjera.

Marcelo erdhi te Reali në vitin 2007 kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe deri më tani  numëron plot 415 ndeshje me fanellën e klubit mbretëror. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress