Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:44

​Manolas besnik ndaj klubit: Përjetë te Roma

Romë | 11/10/2018 13:58

Mbrojtësi grek synon ta përfundojë karrierën me skuadrën nga kryeqyteti italian.

Kostas Manolas u transferua në vitin 2014 te Roma nga Olympiakos dhe është kthyer në një pikat më të forta të mbrojtjes së verdh-e-kuqve.

27-vjeçari grek është i lidhur shumë me ekipin roman dhe dëshiron të nënshkruajë një kontratë, që do e mbante në kryeqytetin italian deri në fund të karrierës.

Goli kundër Barcelonës në sezonin e kaluar i siguroi Romës kalimin në gjysmëfinale, duke arritur një fitore fantastike me rezultatin 3-0.

“Fakti që i shënova Barcelonës është një arsye krenarie për mua. Ishte një mbrëmje e pabesueshme”, tha Manolas. 

“Çdokujt do t’i pëlqente të luante me Manchester United, ose Barcelonën, por unë ndihem shumë mirë këtu”. “Më besoni nuk është aspak e thjeshtë të largohem nga Roma. Këtu një futbollist ka gjithçka dhe jam gati të qëndroj këtu përjetë”, thekson Manolas, të cilit i skadon kontrata me Romën në vitin 2022.

Ai është gati për të takuar drejtorin sportiv të klubit, për të arritur akordin e marrëveshjes së re dhe për të diskutuar klauzolën prej 36 milionë eurosh.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress