Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:36

​Mane sërish hero për Liverpoolin, fiton edhe Evertoni

Prishtinë | 17/08/2019 18:21

Vetëm pak ditë më parë i dha Superkupën e Evropës duke shënuar dy gola, por sot Sadio Mane ishte sërish protagonist për Liverpoolin në fitoren1-2 që ekipi i Klopp e arriti ndaj Southamptonit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Mane shënoi golin që i dha frymëmarrje ekipit të kuq, ndërsa në minutën e 70 falë presingut ndaj mbrojtësve të ish-skuadrës së tij, merr topin dhe ia kalon Firminos i cili shënon për 2-0.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi ish-sulmuesi i Liverpool, Danny Ings, falë një reagimi të dobët të portierit Adrian që në tentim për të larguar topin nga zona nuk e dërgon më shumë se tek këmbët e anglezit.

Në ndeshjet e tjera, Evertoni shënoi fitoren e parë në këtë kampionat pasi mposhti 1-0 Watfordin në ndeshjen e cila u vendos nga Bernard që bëri gjithçka vetë gjatë një kundërsulmi në minutën e dhjetë.

King dhe Wilson i dhanë fitoren Bournemouthit që luajti si mysafir i Aston Villës. Ndeshja përfundoi 1-2 dhe golin e vetëm për vendasit e shënoi Luiz.

Falë “hat-trick”-ut të Pukkit, Norwich gjunjëzoi Newcastle në shtëpi në fitoren e parë në kampionatin elitar anglez për këtë sezon me shifrat 3-1. Golin për miqtë e shënoi Shelvey.

Ndërsa shqetësime për Pellegrinin ekipi i të cilit nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Brighton. West Ham ishte ekipi që kaloi fillimisht në epërsi falë Chicharitos, por Trossard barazoi për Brighton.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress