Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:56

​Mane: Nuk besoja që mund të punoja me Klopp

Liverpul | 20/10/2019 23:05

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ka pranuar që nuk besonte që mund të punonte me trajnerin Jurgen Klopp.

27-vjeçari është bërë një ndër lojtarët më të rrezikshëm në Premier Ligë që prej kohës kur është transferuar në Liverpool nga Southampton në vitin 2016 për 34 milionë euro.

Futbollisti senegalez tha se tekniku gjerman fliste shumë, andaj ka besuar që do të kishte shumë probleme, transmeton KosovaPress.

“Ishte duke folur shumë dhe mendova se do ta kisha shumë vështirë pasi unë jam i qetë”, u shpreh ai.

Mirëpo, mendimi i tij ka ndryshuar dhe tani ylli i Liverpoolit ka thënë se të gjithë e duan teknikun gjerman.

“Të gjithë e duan dhe kjo është e rëndësishmja për të qenë të sinqertë. Është djalosh qesharak dhe serioz në të njëjtën kohë”, përfundoi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress