Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:12

​Mane: Keita do t’i tregojë kualitetet në Liverpool

Liverpul | 11/09/2019 12:38

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane beson që Naby Keita do t’i tregojë kualitetet e tij te Liverpool.

Për Keiten sezoni i kaluar nuk ishte sezon i mirë pasi është lënduar, transmeton KosovaPress.

Mirëpo, senegalezi beson që shoku i tij do të rikthehet në formë të duhur brenda një kohe të shkurtër.

Ai tha se është lojtar i mirë dhe do të jetë i rëndësishëm për klubin.

“Që prej kohës në Salzburg, ishte shok i mirë për mua. Është lojtar i mirë, mendoj se sapo të shërohet do t’iu tregojë të gjithëve sa i rëndësishëm do të jetë për klubin. Nuk kam dyshim”, deklaroi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress