Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 17.12.2018 07:28

​Mancini i zhgënjyer pas barazimit me Ukrainën

Romë | 11/10/2018 13:09

Italia dështoi të fitonte edhe në miqësoren e mbrëmshme ndaj Ukrainës.

Roberto Mancini është i zhgënjyer, sepse skuadra e tij nuk ia doli të realizonte rastet që iu dhanë kundër Ukrainës dhe në fund iu desh të kënaqej vetëm me barazim 1-1.

“Ishte një mëkat që nuk fituam, por, me sa duket, i tillë është ky moment për ne. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, në këtë takim patëm shumë, por shënuam vetëm një herë dhe kjo është mangësia më e madhe që kemi treguar gjatë aventurës sime në stol”, shprehet trajneri i kombëtares së Italisë.

“Nëse krijon gjashtë apo shtatë raste për gol, për një skuadër normale duhet të shfrytëzosh gjysmat e tyre, por ne nuk ia arritëm dhe kjo na u hakmor në fund”.

Italia tani ka para vetes ndeshjen ndaj Polonisë në Ligën e Kombeve.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress