Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:35

​Manchester United – Sevilla dhe Roma – Shakhtar, formacionet e mundshme

| 13/03/2018 13:11

Sonte zhvillohen dy ndeshje të radhës në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Kanë mbetur edhe katër skuadra, para se të kompletohen çerekfinalistët e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, derisa sonte janë në program dy ndeshje.

Manchester United e pret Sevillan në Old Trafford dhe pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë “Djajtë e Kuq” do të tentojnë që të marrin një rezultat i cili do t’i dërgonte tutje.

Paul Pogba nuk pritet të luajë në këtë takim pasi është i lënduar, derisa në mesfushë kthehet Marouane Fellaini, i cili mund të luajë që nga minuta e parë. Në sulm, Jose Mourinho pritet të luajë përsëri me Marcus Rashfordin i cili shkëlqeu në vikend ndaj Liverpoolit duke realizuar dy gola.

Në anën tjetër te Sevilla mungon Jesus Navas i cili është i lënduar, derisa edhe Sebastian Corchia, nuk është ftuar për këtë takim.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes zhvillohet në Olimpico, aty ku Roma e pret Shakhtarin.

Ekipi ukrainas shkon me një avantazh prej 2:1 nga ndeshja e parë. Te Roma është kthyer Edin Dzeko që do të prijë fazën e sulmit të ekipit italian, transmeton KosovaPress.

Formacionet e mundshme: Manchester United – Sevilla

Manchester United: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Young, Matiq, Fellaini, Herrera, Mata, Rashford, Lukaku.

Sevilla: Soriano, Kjaer, Mercado, Lenglet, Escudero, Banega, N'Zonzi, Sarabia, Vazquez, Correa, Muriel.

Roma – Shakhtar

Roma: Alisson; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; Under, Dzeko, Perotti.

Shakhtar: Pyatov; Butko, Ordets, Rakitiskiy, Ismaily; Fred, Stepanenko; Marlos, Taison, Bernard; Ferreyra.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress